Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“A place in the sun” do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia
Shqipëria do të përfaqësohet në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia me projektin “A Place in the Sun” të artistit Genti Korini. Lajmi u bë i ditur nga ministri Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipëris^, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale, ku theksoi se Korini u përzgjodh nga juria e përbërë nga Adela Demetja, Katerina Gregos, Blanche de Lestrange, Elian Stefa dhe Arnisa Zeqo. “Juria zgjodhi këtë projekt si më bindësin ndër 17 aplikimet e pranuara përmes thirrjes së hapur pasi spikat për thellësinë e kuadrit të tij konceptual dhe për saktësinë e realizimit vizual. Ky projekt ndërthur kërkimin arkivor, folklorin dhe imagjinatën, Korini eksploron mënyrën se si kujtesa kolektive dhe ideologjia formësojnë identitetin dhe hapësirën, duke endur lidhje mes së shkuarës...