“Shumë shpejt protesta e parë kombëtare”/ Paralajmëron Berisha: Kundër një regjimi, beteja për…

“Shumë shpejt protesta e parë kombëtare”/ Paralajmëron Berisha: Kundër një regjimi, beteja për…

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se së shpejti do të njoftojë datën e protestës së parë kombëtare. Berisha ftoi qytetarët “që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë”, duke shtuar se nuk do të nënshtrohen. “Së shpejti do të njoftojmë protestën e parë kombëtare, ftojmë qytetarët që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kur një regjimi që e ka vjedhur atë, që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, financiar, logjistik për t’u marrë votën shqiptarëve. Përpjekja jonë për të transformuar Parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve has në absurditetin dhe banditizmin e paprecedent parlamentar. Qeveria u miratua pa debat, buxheti dje pa debat, ne do të hapim platformën qyetate parlamentare para ndërtesës së këshillit të ministrave,...