“Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara”- Paqja fiskale, Rama: Ja se si do të realizohet procesi

“Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara”- Paqja fiskale, Rama: Ja se si do të realizohet procesi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paketa e Paqes fiskale është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, teksa theksoi se është konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Kreu i qeverisë theksoi se ky proces do të realizohet në dy forma kryesore, ndërsa paketa e paqes fiskale do të përfshirë falje për të gjitha sipërmarrjet me detyrime të prapambetura. Sipas Kryeministrit, sipërmarrjet do të përfitojnë: Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite, të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve.Fshirje 50 % e detyrimeve për periudha 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherë brenda një afati të përcaktuar, së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave.Fshirje 25% e detyrimeve për...