PS kërkon përjashtimin deri në 60 ditë nga Kuvendi të Berishës: Fyeu ambasadorin e BE-së

PS kërkon përjashtimin deri në 60 ditë nga Kuvendi të Berishës: Fyeu ambasadorin e BE-së

Partia Socialiste kërkon dënimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me gjuhën e përdorur nga ky i fundit një ditë më parë në Kuvend ndaj ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, sa i përket ligjit për barazinë gjinore. Në kërkesën drejtuar Sekretariatit të Etikës, socialistët kërkojnë që kreu demokrat të përjashtohet deri në 10 ditë, 30 apo 60 ditë nga punimet e Kuvendit. “Në seancën plenare të datës 6 nëntor 2025, deputeti Sali Berisha ka bërë deklarata publike fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të etikës parlamentare dhe cenim të drejtpërdrejtë...