Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përçarje në politikën ruse, Putin fut nën “hije” ministrin e Jashtëm pas tensioneve me administratën e Trump
Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se ka larguar nga skena politike ministrin e tij të përhershëm të Jashtëm, Sergei Lavrov, pas një përplasjeje diplomatike që mendohet se ka acaruar administratën e Presidentit amerikan Donald Trump. Sipas burimeve të Moscow Times, Lavrov nuk është parë në publik prej disa ditësh dhe është përjashtuar nga disa samite dhe takime të rëndësishme shtetërore, çka ka ushqyer dyshimet për largimin e e një prej figurave më të vjetra të diplomacisë ruse. Raportet tregojnë se një telefonatë e zhvilluar në shtator midis Lavrov dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ka qenë “katastrofike”, duke çuar në anulimin e një takimi të planifikuar midis Putin dhe Trump. Ky zhvillim thuhet se ka zemëruar presidentin rus, i cili po kërkonte më...