Shpërthim i fuqishëm në një ndërtese në Torino, shembet i gjithë muri i apartamentit, plagoset çifti i moshuar

Shpërthim i fuqishëm në një ndërtese në Torino, shembet i gjithë muri i apartamentit, plagoset çifti i moshuar

Një shpërthim ndodhi në një ndërtesë katërkatëshe këtë mëngjes në Rivarolo Canavese, në Torino të Italisë. Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur një çift 70-vjeçarësh që jetonin në katin e dytë. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter nga ekipi emergjent. Por autoritetet italiane bëjnë me dije se asnjëri prej të moshuarve nuk është në rrezik për jetën. Alarmi u dha rreth orës 7 të mëngjesit nga banorët e zonës pasi dëgjuan një zhurmë të fortë. Shpërthimi shkatërroi apartamentin në katin e dytë, duke hedhur jo vetëm xhamat e dritares dhe mobiljet në oborr, por edhe murin e kuzhinës dhe kangjellat e ballkonit. Brigada e zjarrfikësve dhe disa ambulanca u përgjigjën. “Kemi evakuuar pesë familje”, tha Martino Zucco...