Polici anglez nuhati erën e kanabisit, i zbuloi 500 rrënjë “jeshile” shqiptarit, dënohet me 1 vit burg

Polici anglez nuhati erën e kanabisit, i zbuloi 500 rrënjë “jeshile” shqiptarit, dënohet me 1 vit burg

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Stockbrook të Angli pasi oficerët e policisë e kapën dukë kultivuar 500 bimë kanabis në një ndërtesë industriale të braktisur. Pas ankesës së disa banorëve në Lynton Street, Stockbrook oficerët e policisë së Derbyshire shkuan më 11 gusht dhe vunë re një erë të fortë. Sipas Derbyshire Police të cilës i referohet Top Channel, me të hyrë brenda në ndërtesë, oficerët zbuluan se rreth 500 bimë kanabisi po kultivoheshin në disa dhoma. Në ndërtesë u gjetën një strukturë të sofistikuar si dhe pajisje kultivimi për kanabisin, drita dhe një dhomë tharjeje. Oficerët zbuluan gjithashtu disa dhoma banimi që përfshinin një dhomë gjumi, kuzhinë dhe banjo. Gjatë kontrollit të tyre, oficerët kapën në flagrancë një burrë të fshehur në një...