Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Berisha: Ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini, në parlamentin e votës së vjedhur i vihet kazma familjes shqiptare
Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët këtë të premte u ndal edhe te miratimi i ‘Ligjit për Barazinë Gjinore’, që sipas tij u miratua ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini. Kjo sipas Berishës, ndodh vetëm në një parlament me votë të vjedhur, ku përmes tij i vihet kazma familjes shqiptare. ‘Dhe ata e votuan, por kur e kuptuan se ata nuk mund të mbronin para shqiptarëve ligjin që shkonfiguronte shtyllën kryesore të ekzistencës së kombit, familjen, vendosën ta votojnë pa debat, morën pushim gjersa i mblodhën në të katër anët deputetët që nuk i kishin dhe realizuan votimin siç e patë mbrëmë’, u shpreh Berisha. Së dyti, duhet të rikthehem edhe njëherë ligjit që i vuri kazmën në themel...