Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi, REL: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?
Kur të dielën, më 2 nëntor, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit në Serbi u gjendën përballë njëri-tjetrit, në dhe rreth kampit të tendave, të quajtur në popull “Qaciland”, në qendër të Beogradit, kamerat e xhiruan në mesin e mbështetësve të Qeverisë një burrë, i cili u dërgoi kundërshtarëve mesazh të qartë duke e bërë me dorë gjestin e prerjes së fytit. Mes mbështetësve të regjimit të mbledhur para Kuvendit serb ishte edhe Zllatko Novkoviq, një shtetas amerikan dhe rus me origjinë serbe. Me një gjest të dorës mbi qafë, ai u dërgoi një mesazh demonstruesve të mbledhur që protestonin kundër Qeverisë. 2 nëntor 2025. Duke përdorur mjete nga burime të hapura, Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka gjetur se burri që...