Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sulmet ndaj Gonzatos, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi deri në 60 ditë
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga punimet e Kuvendit, deri në 60 ditë. Kërkesa vjen pas sulmeve që kreu i PD i bëri ambasadorit të BE, Silvio Gonzato. “Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë. Thirrjen e mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.”, thuhet ndër të tjera në shkresën e grupit parlamentar socialist. Ende pa nisur seanca e djeshme, Sali Berisha i parapriu diskutimeve për projektligjin, teksa për Gonzaton tha se nuk mund t’ia impononte orientimet e veta personale shoqërisë shqiptare. “Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të...