“Fronti Anti-Rusi”Pas SHBA-së, Vatikanit dhe Polonisë, Sllovakia drejt Bjellorusisë

“Fronti Anti-Rusi”Pas SHBA-së, Vatikanit dhe Polonisë, Sllovakia drejt Bjellorusisë

Nga Eljanos Kasaj* Minsk(Мiнск), Bjellorusi-Bjellorusia do të rihapë ambasadën e saj në Sllovaki. Sipas një dekreti të nënshkruar nga kryeministri bjellorus Aliaksandr Genrihaviç Turçin (Аляксaндaр Гeнрыхавіч Турчын), misioni diplomatik është planifikuar të rifillojë operacionet më 1 shtator 2026. Shërbimi për shtyp i departamentit kryeministror bjellorus ka thënë për mediat bjelloruse se rivendosja e pranisë së përhershme diplomatike të Bjellorusisë në Sllovaki “do të rrisë ndjeshëm efektivitetin e përpjekjeve për të zhvilluar marrëdhënie politike, tregtare, ekonomike dhe investimi, për të eksploruar mundësitë për bashkëpunim industrial dhe për të hyrë së bashku në tregje të reja”. Vendimi për rihapjen e ambasadës vjen në mes të një ngrohjeje të dukshme të marrëdhënieve midis Minskut dhe Bratisllavës. Në vitin 2025, ambasadori sllovak Jozef Migaš u rikthye në Bjellorusi pas...