Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Pse Ferran Torres shënon më shumë gola me trajnerin Flick sesa dikur me Xavi
7 Nëntor 2025 12:57 Alfred Lleshi Pas rikuperimit nga problemet muskulore, Hansi Flick e ka vendosur sërish Ferran Torres si sulmues qendror titullar. Goli i tij ndaj Elche ishte i 50-ti personal në 170 ndeshje me fanellën e Barcelonës. I 51-ti ishte ai në Champions, ndaj Club Brugges. Këto 51 gola janë të ndarë thuajse njësoj mes dy trajnerëve: 25 me Xavi në 113 ndeshje (5.938 minuta), gjatë periudhës 2021-2024, dhe 26 me Flick në 58 ndeshje (2.820 minuta), nga 2024 deri më tani. Diferenca lidhet kryesisht me pozicionin në fushë. Xavi e përdori kryesisht si lojtar krahu të majtë, rol në të cilin shënoi 12 gola në 59 ndeshje (52% e totalit). Si sulmues qendror shënoi 5 gola në 20 ndeshje (17.5%) dhe si...