Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përplasja për Gonzaton në Kuvend, PD kërkon përjashtimin e Ballës nga seancat me 10 ditë, PS kërkesë për Berishën deri në 60 ditë
Përplasja e një dite më parë mes kryetarit të PD, Sali Berisha dhe kreut të grupit të PD Taulant Balla gjatë diskutimeve në kuvend mbi ligjin për barazinë gjinore dhe ku u përmend edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato ka pasuar me kërkesa për përjashtim nga të dyja partitë. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit Taulant Balla. Sipas kërkesës së PD, në seancën e datës 6 nëntor, Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës. Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, ku specifikohet se: “1.Masa disiplinore “Përjashtim...