“Bartebli” apo sistemi që po na gëlltit

“Bartebli” apo sistemi që po na gëlltit

Nga Ben Andoni A ia vlen më të angazhohesh kundër pushtetarëve, kur ata veprojnë në dëm të demokracisë? A duhet të protestosh për ta arritur ndryshimin? Pse nuk dëgjohet më publiku? Ku janë dhe pse nuk funksionojnë më mekanizmat e kontrollit? Pse pushtetarët nuk na përfillin më? Si mund të ndikohet nga intelektualët tek mendimi i pushtetit? Pse regjimi i sotëm demokratik s’është më i dëgjueshëm? Përgjigja e të gjithave është negative, sepse sistemi mbetet i tillë. Të shtyp me arrogancën e pushtetit. Format e ndryshme të protestave dhe rebelimeve tek ne, të paktën në 25 vitet e fundit, kanë rezultuar nul. Publiku shikon se kauzat e protestave nuk i arrijnë dot qëllimet dhe ca më keq e shikojnë se nuk mund të ndikojnë më....