Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rikthime dhe surpriza, Anglia publikon listën e lojtarëve për duelet me Shqipërinë dhe Serbinë
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë ndeshjen e fundit, duke ftuar për herë të parë Alex Scott dhe rikthyer në skuadër Jude Bellingham. Anglia e ka siguruar tashmë kualifikimin për Botërorin e ardhshëm që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pas një ecurie perfekte me gjashtë fitore në po aq ndeshje. Kjo i ka dhënë Tuchel-it mundësinë të eksperimentojë me përbërjen. 22-vjeçari Alex Scott, mesfushor i Bournemouth-it, po kalon një sezon të shkëlqyer në Premier League, ku ka qenë titullar pothuajse në çdo ndeshje dhe ka shënuar golin e parë në fitoren ndaj Brighton-it. Scott ka qenë pjesë e kombëtares angleze U21 që fitoi Kampionatin Evropian këtë verë...