Te Real Madrid s’po gjen shumë hapësira, Chelsea gati të ofrojë 80 milionë euro për francezin

Te Real Madrid s’po gjen shumë hapësira, Chelsea gati të ofrojë 80 milionë euro për francezin

7 Nëntor 2025 11:23 Telesport Sipas raporteve të shtypit anglez, Chelsea është i interesuar të nënshkruajë me mesfushori francez Eduardo Camavinga. Kontrata e mesfushorit të Real Madrid skadon në vitin 2029, por “blues” duan ta sjellin në Londër. Madje thuhet se Chelsea ka bërë një ofertë prej 80 milionë eurosh për të bindur “los blancos”. Megjithatë, çdo negociatë do të ishte shumë e vështirë, duke pasur parasysh se francezi ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të vazhduar të luajë për Real Madrid. Por, me ardhjen e Xabi Alonso si trajner i Real Madrid, Camavinga nuk është më një figurë kyçe për Blancos. Siç raportohet edhe nga “Mundo Deportivo”, përveç Chelsea edhe shumë klube kryesore në Evropë po e monitorojnë nga afër situatën Liverpool, Arsenal,...