Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Mbaje dorën or trim! Po lëmë nam!

Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Mbaje dorën or trim! Po lëmë nam!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar në rrjetet sociale faturat e gjobave që Tatimet dhe AKU i kanë vendosur një biznesi të vogël në lagjen nr.5 të Tiranës, ku sipas inspektimeve janë konstatuar 15 kilogramë gjizë pa faturë tatimore.  Ky denoncim vjen pas një fjalimi të Braçes dje në Kuvend, ku ai komentoi raportin e KLSH-së dhe theksoi abuzimet e drejtorive tatimore dhe të AKU-së, veçanërisht ndaj bizneseve të vogla.  Biznesi është gjobitur me afro 10 milionë lekë të vjetra, ku përfshihet gjoba 825.000 lekë nga Tatimet dhe 150.000 lekë nga AKU për 15.82 kilogramë gjizë, e cila sipas Braçes kushton 229 lekë për kilogram. Braçe denoncoi dje në Kuvend se inspektorët dalin ashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS, duke shtuar se e kanë kthyer në metodë pune...