Digjitalizohen mijëra filma të vjetër shqiptarë

Digjitalizohen mijëra filma të vjetër shqiptarë

Në mjediset e kinemasë “Drita”, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri, u mbajt një prezantim i veçantë kushtuar procesit të digjitalizimit dhe ruajtjes së imazheve filmike, i udhëhequr nga specialisti i arkivit Erjon Tusha i cili mori për dore ekipin për të vënë në jetë këtë proces kaq të veçantë. Në këtë proces përfshihen gjithsej 55.000 njësi arkivore të koleksioneve grafike dhe fotografike si dhe 6600 tituj filmash me 44.000 akte në AQSHF të cilët do të ruhen në kushtet më të mira të digjitalizuara. Ky aktivitet solli në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së kujtesës sonë vizuale dhe mënyrat bashkëkohore me të cilat imazhet grafike dhe fotografike marrin jetë të re në format digjital, duke u bërë më të aksesueshme për studiuesit dhe...