Për çfarë i kërkon Princ Harry falje Kanadasë?!

Për çfarë i kërkon Princ Harry falje Kanadasë?!

Princi Harry ka vendosur të sqarojë të ashtuquajturin “Hatgate” dhe t’i kërkojë falje Kanadasë për incidentin që ngjalli reagime në rrjete sociale. Gjithçka nisi më 28 tetor, kur dukët e Sussex-it, Harry dhe Meghan Markle, u shfaqën në Game 4 të World Series në stadiumin e Los Angeles Dodgers. Në vend që të mbante një kapelë të ekipit kanadez Toronto Blue Jays, Harry u pa me logon e Dodgers, duke shkaktuar zhgënjim tek shumë fansa kanadezë, të cilët e akuzuan se nuk po tregonte mbështetje për një vend të Komonuelthit. Gjatë një interviste për CTV News më 6 nëntor, teksa ndodhej në Toronto për aktivitetet e Ditës së Përkujtimit, Princi Harry reagoi me humor ndaj polemikës. “Oh, kapela e Dodgers, Hatgate! Së pari, dua t’i...