Slot: Nuk jam ndjerë kurrë i kërcënuar nga klubi, jam këtu për të qëndruar gjatë

Slot: Nuk jam ndjerë kurrë i kërcënuar nga klubi, jam këtu për të qëndruar gjatë

7 Nëntor 2025 10:54 Telesport Ky ka qenë një fillim jo i mirë i sezonit për Liverpool, një skuadër që vjet dominoi në Premier League dhe deri në një moment në Champions League. “Reds”, pavarësisht një merkato të madhe, ku shpenzuan mbi 500 milionë euro, po vuajnë. Siç ndodh shpesh në futboll, në bankën e të akuzuarve ka qenë trajneri Arne Slot. Holandezi, duke folur pas triumfit ndaj Real Madrid në Champions, foli për besimin e klubit: “Ata më thonë të njëjtat gjëra si vitin e kaluar”. “Unë flas kryesisht me Richard Hughes dhe herë pas here me të tjerë. Ata gjithashtu shohin gjëra të ngjashme me ato që shoh unë. Ata kanë besim në punën time, më mbështesin. Jam këtu për të qëndruar gjatë,”...