Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Të Dielën votohet në 5 bashki, nesër heshtje zgjedhore! KQZ nis me shpërndarjen e materialeve zgjedhore
Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore. Të dielën 334.539 mijë votues të pesë bashkive do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, ndërsa KQZ ka nisur me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Të shtunën është heshtje zgjedhore, por kjo shënohet si fushata më jo tipike, pasi asnjëra prej palëve nuk po zhurmon edhe pse jemi në ditën e fundit të saj. Kandidatët në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cerrik dhe Mat e kanë zhvilluar fushatën e tyre pa protagonizëm politik, dhe as liderët e partive të mëdha, Rama e Berisha, nuk janë shfaqur në asnjë miting apo takim elektoral. E vetmja dalje e Ramës krah kandidatëve socialistë ishte sot në podcastin Flasim. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik...