Qokat e Ramës për Erdoganin, ja korrupsioni i Ballukut me urdhrin e shefit të qeverisë për t’iu grabitur 50 milionë…

Qokat e Ramës për Erdoganin, ja korrupsioni i Ballukut me urdhrin e shefit të qeverisë për t’iu grabitur 50 milionë…

Afera e tunelit të Llogarasë është një nga rastet e rralla të kapitullimit të shtetit përballë korrupsionit të dy figurave drejtuese të ekzekutivit shqiptar. Edi Rama dhe Belinda Balluku janë organizatorët e kësaj afere të pisët ku me një të rënë të lapsit anuluan fituesin e këtij tenderi dhe e ribën me një kosto rreth 50 milionë euro më shumë. Qoka e Edi Ramës për komshiun e Erdoganit prodhoi këtë skandal të padëgjuar deri më sot. Dosja e SPAK për tunelin e Llogarasë përfaqëson një nga rastet më të qarta të deformimit të procedurave publike në funksion të një skeme të strukturuar korrupsioni me përmasa politike, diplomatike dhe kriminale. Në qendër të kësaj afere që ka tronditur themelet e besimit publik ndaj institucioneve qëndrojnë zëvendëskryeministrja...