Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ishte pjesëtar i grupeve kriminale që trafikonin drogë nga Shqipëria në Europë, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari shqiptar
Një 39-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Italia pasi ishte arrestuar si pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë. Interpol Tirana bën me dije se shtetasi Emri Hysenaj, 39-vjeç akuzohet se gjatë vitit 2021 ka trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë. Në muajin prill të këtij viti për 39-vjeçarin, GjKKO-ja kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Njoftimi i Interpol Tirana: Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e...