Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Conte, një nga trajnerët më të fiksuar pas taktikës”. Rrëfehet Fabregas: “Kam mbajtur shënime prej tij”
Cili ka qenë trajneri më i përpiktë në aspektin taktik gjatë karrierës së tij si futbollist? Kush i qëndronte më afër në çdo detaj? Cesc Fabregas, aktualisht trajner i Como, ish-mesfushor i Chelsea, Arsenal dhe Barcelona, e tha pa hezitim: “Antonio Conte”. Pjesa më e madhe e trashëgimisë që Fabregas ka marrë nga ish-trajneri i tij te Chelsea lidhet pikërisht me vëmendjen ndaj detajeve të vogla në fushë, që nga pozicionimi deri te mënyra e mbulimit të kundërshtarëve. “Na bënte të shikonim shumë video, shumë analiza, shumë stërvitje 11 kundër 0, gjithmonë me kujdes për çdo detaj, – kujton Fabregas. – Pa dyshim ishte një nga trajnerët më të ngarkuar me taktikë dhe strukturë”. Spanjolli përmend edhe një shembull konkret nga periudha e përbashkët me Conte (2016–2018),...