Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor. “Ky do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, përveç se do të marrin këtë dhjetor bonusin e plotë, nga janari do të kenë rritje më të shtrirë muaj për muaj bazuar mbi logjikën e bonusit përmbi indeksimin e përvitshëmn. Ky moment do të vazhdojë vit pas viti dhe pensioni do të rritet duke shkuar dhe përputhur me objektivat ambicioze të vendosura dhe të shpallura gjatë fushatës elektorale. Konkretisht, pensioni urban me vitet e plota të punës do të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 350 sot. I pjesshëm mesatarisht në 22 mijë lekë të reja nga 15 850. Rurali në 18 mijë lekë të reja nga 11 500 sot. Familjari 18 mijë...