Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Skandal dhe ngërç absurd”/ Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Kryeqyteti s’mund të lihet pa “kokë”, ka nevojë për të zgjedhurin e tij
Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku u ndal edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj. “Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua ti ri nënvizoj, pasi e kam shprehur. Siç duket dhe nuk është hera e parë, unë nuk i paskam kapur të tëra pushtetet, është gjë e mirë që duhet ta pranoj dhe ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku s’mund të largohet veçse me zgjedhje këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave kushtetuese si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetarin, pro edhe disproporcion në dëm...