Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Progres-raporti, Rama: Vlerësuan shpejtësinë rekord të Shqipërisë në proces, 5 grup-kapituj u hapën në 11 muaj
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, u ndal në ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si “përparim të pashembullt”. “Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në procesin e integrimit, duke hapur 5 grupkapituj në vetëm 11 muaj. Shpresojmë që deri në fund të vitit të hapim edhe grupkapitullin e fundit”, tha Rama. Kryeministri kujtoi gjithashtu skepticizmin që kishte hasur më herët kur kishte deklaruar se negociatat e anëtarësimit do të mbyllen deri në vitin 2027. “Disa e përçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim negociatat, duke më thënë se kjo është shpikje dhe s’ka lidhje me BE. Por progres-raporti e vërteton të kundërtën,” u shpreh Rama. “Progres raporti i BE ka vlerësuar me superlativa përparimin e pashembullt i Shqipërisë në Procesin...