Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Qeveria ndërton kulla, qytetarët jetojnë me qira’, Guxholli: Krimi i organizuar ka mbajtur në këmbë tregun e pasurive të paluajtshme
Në një kohë kur çdo çift i ri përballet me sfidën e madhe të sigurimit të një banese, Banka e Shqipërisë ka marrë një vendim që e vështirëson më tej këtë proces. Ashpërsimi i kushteve të kreditimit ka ngjallur një debat të gjerë mbi arsyet dhe pasojat e kësaj lëvizjeje. Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli nga studioja e 'Kafe Shqeto' në Syri TV shpjegon se ky vendim nuk është i rastësishëm, por një reagim i detyruar ndaj realiteteve shqetësuese të ekonomisë shqiptare. Sipas saj, banka qendrore po përpiqet të kontrollojë rreziqet që vijnë nga një sektor ndërtimi i 'infektuar' nga paraja informale dhe aktivitete të paligjshme. Ajo thekson se shumica e lëvizjeve në tregun imobiliar nuk vijnë nga kreditë për familjet e zakonshme, por nga prurjet...