Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Pas një shekulli mister, zbulohet në Kanada ‘Diamanti Fiorentin’ i dinastisë Habsburg
Një prej gurëve më të famshëm dhe më të çmuar në historinë evropiane, “Diamanti Fiorentin”, është gjetur pas më shumë se njëqind vjetësh në një kasafortë banke në Kanada. Zbulimi i këtij thesari prej 137 karatësh, që dikur i përkiste dinastisë perandorake Habsburg, ka tronditur botën e arteve dhe të historisë. Diamanti, me një ngjyrë të verdhë të artë dhe shkëlqim të rrallë, ishte zhdukur pas rënies së Perandorisë Austro-Hungareze në fund të Luftës së Parë Botërore. Ish-perandori Charles I e kishte dërguar pjesën më të madhe të bizhuterive mbretërore në Zvicër për t’i shpëtuar trazirave politike. Pas vdekjes së tij, perandoresha Zita e Bourbon-Parma u detyrua të largohej nga Evropa dhe u vendos në Kebek të Kanadasë, ku sipas familjes ajo ruajti diamantët në...