Maliqi: Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari drejt arrestimit, kush vjedh do i dalë prej hundësh

Maliqi: Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari drejt arrestimit, kush vjedh do i dalë prej hundësh

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, paralajmëron se Kreshnik Hajdari është drejt shkarkimit, arrestimit apo fundit me turp nga detyra e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë të grabitur ne 2023. “Kush prek apo vjedh votën e lirë nuk do e gezojë kurrë mandatin, nga hundet do i dalë.”- thekson Maliqi. Maliqi shprehet se Hajdari do shkarkohet nga Ilirjan Celibashi dhe do përgjigjet para Drejtësisë për “Shpërdorim Detyre”. Maliqi shkruan më tej se ka korrur “fitoren e radhës në Gjykatën Administrative në Tiranë, së bashku me Avokatin Arben Llangozi, kundër Kryetarit të Bashkisë Kuçovë me mandat të grabitur, ku gjykata u shpreh se çështja për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit nga detyra, nuk është kompetencë e gjykatës, por e “KQZ”-së. Komisioni i Ankimimeve...