Bergessio trondit: Mafia siçiliane donte “ta hiqte qafe” Icardin prej Wanda Narës. Maxi Lopez i shpëtoi jetën

Bergessio trondit: Mafia siçiliane donte “ta hiqte qafe” Icardin prej Wanda Narës. Maxi Lopez i shpëtoi jetën

7 Nëntor 2025 8:41 Alfred Lleshi Ish-sulmuesi argjentinas Gonzalo Bergessio ka bërë një rrëfim befasues mbi periudhën kur luante te Catania me Maxi Lopez. Në një intervistë për “Más de una Copa” në “DSports Radio”, ai zbuloi se mafia siciliane kishte ndërhyrë pas skandalit mes Mauro Icardit, Maxi Lopez dhe Wanda Narës. Sipas tij, disa anëtarë të organizatës kriminale vendase donin “ta hiqnin qafe” Icardin për shkak të lidhjes së tij me ish-bashkëshorten e Lopez: “Ata i thanë Max-it: Do që ta qërojmë atë tipin? Lopez u përgjigj: Jo, jo, qetësohuni. Po, po, isha aty, e dëgjova vetë gjithçka”. Bergessio shtoi se “po, Maxi i shpëtoi jetën Icardit, në kuptimin e plotë të fjalës”. Sot, Wanda Nara është sërish në marrëdhënie të mira me Maxi Lopez...