Tragjedi në NFL, lojtari i Dallas Cowboys qëlloi veten me ar*ë pas një ndjekje të policisë

Tragjedi në NFL, lojtari i Dallas Cowboys qëlloi veten me ar*ë pas një ndjekje të policisë

7 Nëntor 2025 8:42 Telesport Tragjedi në futbollin amerikan (NFL), pasi mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland, u gjet i vdekur në periferi të Friscos, në moshën vetëm 24 vjeç. Sipas raporteve të policisë, i riu u gjet i vdekur pas një plage të marrë me armë zjarri, shkaktuar me shumë gjasa nga një vetvrasje. Lojtari u përfshi në një ndjekje me policinë për një shkelje të rregullave të trafikut. Kneeland thuhet se përplasi makinën e tij, iku në këmbë dhe më pas i mori jetën vetes. “Me trishtim të thellë, Dallas Cowboys njoftojnë ndarjen tragjike nga jeta të Marshawn Kneeland këtë mëngjes,” thanë Dallas Cowboys në një deklaratë. “Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i ekipit tonë. Mendimet dhe lutjet tona...