Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kërkohet “koka” e Ballukut pas aferës me Tunelin e Llogarasë, ministrja i bën karshillëk shqiptarëve, nuk paraqitet…
Pas zbulimeve të fundit nga dosja hetimore e SPAK për aferën e Tunelit të Llogarasë, ministrja Belinda Balluk po përballet me një presion të fortë për llogaridhënie. Megjithatë, Balluku ka zgjedhur të mos paraqitet dje në seancën e Kuvendit, duke lënë pa përgjigje pyetjet e deputetëve të opozitës. Analisti Ben Andoni theksoi se kryeministri Edi Rama ka marrë goditje të fortë pasi numri 2 i Qeverisë, është marrë e pandehur nga SPAK. Ai shton se pas këtyre zhvillimeve Edi Rama duhet ta çonte qeverinë e tij në votëbesim në Kuvend, ndërsa Balluku, theksoi Andoni duhet të kishte dhënë dorëheqje. “Ju e dini që në këto momente Rama ka marrë goditje shumë të mëdha, të brendshme. Dhe po ta vini re Rama e ka shpërndarë vëmendjen...