Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Këshilli i Administrimit të “Albautor”: RTSH për 2024 nuk ka kryer asnjë pagesë për të drejtat e autorit
Zbatimi i së drejtës së autorit në vendin tonë ka sjellë dhe reagimin e Këshillit të Administrimit të Agjencisë “Albautor”. Përmes një deklarate të bërë së fundmi ky këshill administrimi, që përbëhet nga artistë të njohur, thotë se gjatë këtij viti ka ndërmarrë përpjekje për të siguruar që televizionet në vend të paguajnë të drejtën e autorit. Ndër të tjera Këshilli Administrimit të “Albautor” thotë se reagimet ndaj kësaj agjencie janë nxitur dhe prej një vendimi. “Gjatë këtij viti “Albautor” ka qenë e vetmja agjenci që ka ndërmarrë përpjekje konkrete për të siguruar që televizionet në Shqipëri të paguajnë të drejtat e autorit njësoj si në çdo vend tjetër evropian. Mjafton të shihni relacionin për arsyetimin e Vendimit nr. 2, të Këshillit Kombëtar për të...