Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nga bujqësia te tregtia, por jo te teknologjia/ Shqipëria me rritjen më të dobët të punëve të kualifikuara në rajon
Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri ka qenë më e ngadaltë dhe më e dobët se në Rajon nga 2002-2023 referon një studim i Bankës Botërore për Rajonin e Europës Juglindore dhe Azisë (ECA). Për Shqipërinë, të dhënat tregojnë për një zhvendosje të dukshme nga punët manuale drejt punëve që kërkojnë aftësi më të ulëta në sektorin e shërbimeve, pa pasur rritje domethënëse të profesioneve të kualifikuara. Punët me aftësi elementare janë zgjeruar me 15% ndërsa ato më aftësi që kërkojnë arsim të lartë vetëm 5 % në dy dekada. Grafiku i mëposhtëm tregon Shqipëria ka pësuar rënien më të madhe të vendeve të punës manuale rutinë, pra, të punëve fizike tradicionale që nuk kërkojnë shumë kualifikim, si në bujqësi...