650 emigrantë u mbytën në vitin 2023, ndjekje penale për 4 drejtuesit e Rojës Bregdetare të Greqisë

650 emigrantë u mbytën në vitin 2023, ndjekje penale për 4 drejtuesit e Rojës Bregdetare të Greqisë

Katër drejtues të lartë të Rojës Bregdetare të Greqisë, përfshirë komandantin aktual të saj, do të përballen me ndjekje penale për vrasje nga pakujdesia, në lidhje me tragjedinë e vitit 2023 ku rreth 650 emigrantë humbën jetën pas mbytjes së një anijeje në brigjet e Pylosit. Anija e peshkimit “Adriana” u mbyt në ujërat pranë Pylosit. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, të cilët folën për BBC-në, anija u përmbys pasi roja bregdetare greke tentoi ta tërhiqte, por manovra dështoi. Autoritetet greke kanë mohuar gjithmonë çdo përgjegjësi për ngjarjen. Një prokuror i gjykatës së apelit detar në Pire ka rekomanduar që në gjyq të dalin komandanti aktual i Rojës Bregdetare, nënprefekti detar Tryfon Kontizas, si dhe tre oficerë të tjerë të lartë. Akuzat përfshijnë vrasje nga...