A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

Pozita e presidentit të Kosovës duket se është shndërruar nga simbol uniteti në simbol përçarjeje, meqë nuk janë të paktë ata që e kanë përmendur këtë pozitë si njërën prej arsyeve pse nuk ka konsensus për ta formuar një qeveri të re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas Kushtetutës së Kosovës, “presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”, dhe në mesin e kompetencave kryesore që ka, janë: përfaqësimi i shtetit brenda dhe jashtë territorit, shpallja e zgjedhjeve, nxjerrja e dekreteve e nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Presidenti është, po ashtu, komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ka të drejtë për emërime dhe shkarkime të ndryshme. Gjerësisht, kjo pozitë përshkruhet si tejet ceremoniale, pasi në...