Pano: Shqiptarët janë pro familjes, jemi konservatorë

Pano: Shqiptarët janë pro familjes, jemi konservatorë

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan Pano, i ftuar në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar votimin e sotëm të projektligjit për barazinë gjinore. Ai tha se, sipas një sondazhi të zhvilluar pak kohë më parë, ku morën pjesë 10 mijë shqiptarë, 91.1% e tyre janë pro familjes tradicionale madje edhe kundër integrimit në BE nëse kushti do të ishte lejimi i martesave brenda të njëjtit seks. Pjesë nga biseda: Pano: Ne kemi bërë një anketë kombëtare me mbi 10 mijë persona. Për një anketë të tillë do të mjaftonin rreth 4 mijë persona, por në më pak se 20 orë morën pjesë 10 mijë vetë që u përgjigjën. Borakaj: Për çfarë u pyetën? Pano: Për konceptin...