Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E pabesueshme/ Shkenca, syshqyer nga ajo që gjendet në kufirin greko-shqiptar
Thellë brenda një shpelle të errët squfuri në Sarantaporo, në kufirin shqiptaro-grek, studiuesit kanë zbuluar rrjetën më të madhe të merimangës në botë me më shumë se 111,000 merimanga. Më konkretisht, sipas një studimi të botuar më 17 tetor në revistën Subterranean Biology, kolonia e madhe e merimangave përbëhet nga një rrjetë kolosale në një zonë të shpellës, ku errësira mbizotëron përgjithmonë. Rrjeta shtrihet rreth 350 metra përgjatë murit të një tuneli të ngushtë dhe të ulët pranë hyrjes së shpellës. Siç vunë re studiuesit, është një mozaik me mijëra rrjeta individuale, në formë hinke. Kjo është prova e parë e sjelljes koloniale në dy lloje të zakonshme merimangash dhe ka të ngjarë të përfaqësojë rrjetën më të madhe të merimangës në botë, tha udhëheqësi...