Rina Balaj flet për raportin e Feros me Arbenita Ismajlin

Rina Balaj flet për raportin e Feros me Arbenita Ismajlin

Rina Balaj ka folur hapur për marrëdhënien e saj me reperin Feron, me të cilin vite më parë ndau bashkëpunime që u kthyen në hite dhe ndikuan në rrugëtimin e të dyve në muzikë. E ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, artistja theksoi se mes tyre ka ekzistuar gjithmonë respekt dhe afërsi, pavarësisht ndryshimeve në karrierë dhe jetën personale. Rina u shpreh se ajo dhe Fero kanë nisur rrugën artistike në një moshë shumë të re, gjë që ka bërë që raporti i tyre të jetë më shumë se profesional. “Unë me Feron mund të them lirisht se jemi rritur bashkë. Kemi qenë shumë të rinj kur kemi filluar të punojmë. Me mua ka qenë gjithmonë shumë i sjellshëm, dhe jo vetëm me...