Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Goditet me shkelm në kokë lojtari, nxirret menjëherë nga fusha e lojës
Ndeshja mes Shkëndijës së Tetovës dhe Jagiellonias në Ligën e Konferencës është ndërprerë për disa minuta në fundin e pjesës së parë, për shkak të një dëmtimi të Arbin Zejnullait në radhët e kuqezinjve. Mesfushori mori një goditje me shkelm në kokë nga shoku i tij i skuadrës, Alhasan, i cili po mundohej të largonte topin, duke mbetur i trullosur në fushë dhe duke alarmuar shokët e skuadrës. Stafi mjekësor ndërhyri dhe u kujdes për lojtarin ndërsa më pas u vendos që ai të zëvendësohej pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte. Ndaj Zejnullai u largua nga fusha i mbajtur nga krahët, pasi e kishte të vështirë të ecte vetë për shkak të marramendjes dhe e çuan direkt në dhomat e zhveshjeve të stadiumit në...