Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Lita: Mizaskenë për të fshehur debatin real

Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Lita: Mizaskenë për të fshehur debatin real

Analisti Lavdrim Lita e ka cilësuar si mizaskenë atë që ndodhi në parlament mbrëmjen e sotme, ku u votua në parim projektligji për barazinë gjinore. I ftuar në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ai u shpreh se e gjithë kjo që ndodhi ishte për të larguar vëmendjen nga debati real. Pjesë nga biseda: Lita: Kjo është një mizaskenë e madhe për të fshehur debatin real që ka të bëjë me aferën e “Palloshit”, ose të “Llogarasë” një aferë me 50 milionë euro, dhe është në hetim nga SPAK. Sot duhet të ishte dita e diskutimit për këtë aferë. E gjitha kjo po kthehet në një betejë për të treguar numrat në parlament, dhe nga ana tjetër, e opozitës, për të...