Arben Shehu/ Dobësi serioze në raportimin financiar dhe menaxhimin e pasurive publike

Arben Shehu/ Dobësi serioze në raportimin financiar dhe menaxhimin e pasurive publike

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka paraqitur sot në Kuvend gjetjet kryesore të auditimeve financiare, duke ngritur shqetësime për saktësinë dhe cilësinë e raportimit financiar në institucionet publike. Sipas kreut të KLSH-së, auditimet kanë zbuluar probleme të theksuara në respektimin e parimeve dhe standardeve kontabël, si dhe nevojën për përmirësimin e sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrolleve të brendshme. “Pasqyrat financiare të audituara tregojnë mungesë konsolidimi midis njësive buxhetore, shkelje të afateve në dorëzimin e raportimeve dhe përjashtim të disa transaksioneve nga pasqyrimi,” theksoi ai, duke shtuar se janë konstatuar edhe keqklasifikime të të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe mangësi në dokumentacionin mbështetës. Një tjetër shqetësim i ngritur nga KLSH është mosregjistrimi i plotë i pasurive publike, veçanërisht atyre të paluajtshme. “Në...