Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kalon në Kuvend projektligji për barazinë gjinore – 77 pro, 36 kundër
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 77 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim, projektligjin për barazinë gjinore, një nga aktet më të debatuara të javëve të fundit. Ligji synon të përafrojë standardet shqiptare me legjislacionin e Bashkimit Europian, duke forcuar mbrojtjen ndaj diskriminimit dhe duke promovuar mundësi të barabarta për gra dhe burra në të gjitha fushat e jetës publike dhe profesionale. Megjithatë, miratimi i tij është shoqëruar me debate të forta politike në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj, veçanërisht për terminologjinë që lidhet me identitetin gjinor dhe orientimin seksual, çështje që kanë ndarë qëndrimet mes mazhorancës dhe opozitës. Projektligji u votua pas disa ditësh tensioni dhe reagimesh nga përfaqësues politikë, përfshirë edhe deklaratat e përfaqësuesve të BE-së dhe reagimet nga qeveria shqiptare...