Pacolli e pranon: Aeroporti i Vlorës nuk do nisë nga puna në 1 mars 2026

Pacolli e pranon: Aeroporti i Vlorës nuk do nisë nga puna në 1 mars 2026

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli konfirmoi sot se Aeroporti i Vlorës nuk do të jetë në funksion në 1 mars kur është edhe afati i përcaktuar sipas kontratës me qeverinë shqiptare. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ai tha se punimet do të jenë kryer, por operimi i tij do të shtyhet për shkak të përplasjeve mes aksionerëve dhe një vendimi të Gjykatës. “Në datën 1 mars nuk është reale që të fluturojnë, por aeroporti do të kryhet ashtu siç e sheh kontrata në shkurt të vitit të ardhshëm”, tha Pacolli. Sipas tij, ndërtesat do të jenë të mbaruara komplet, por për shkak të një mase siguruese nga gjykata, entiteti Vlora International Airport (VIA) nuk mund të punojë për të siguruar operimin...