Sulmet ndaj Gonzatos, tërhiqet Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje, i kërkoj falje!

Sulmet ndaj Gonzatos, tërhiqet Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje, i kërkoj falje!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme, 6 nëntor, se i kërkon falje ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato nëse deklaratat e tij i konsideron fyerje, por theksoi se nuk ka qenë ky qëllimi i tij. Berisha tha se ka përdorur deklaratat që ka bërë vetë Gonzato për vetën e tij dhe nuk e koncepton këtë gjë si fyerje. “Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike vetë se kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dh tani jetoj me një partner ose jam i martuar me një burrë dhe kjo deklaratë u përdor nga unë, në mënyrë absolute pa asnjë intencion fyerje....