Kuvendi i Shqipërisë miraton në parim me 77 vota projektiligjin për Barazinë Gjinore

Kuvendi i Shqipërisë miraton në parim me 77 vota projektiligjin për Barazinë Gjinore

Me 77 vota pro, 36 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim pas një seancë maratonë mbrëmjen e së enjtes projektligjin për Barazinë Gjinore. Pas debatit, PS kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin direkt në votim të projektligjeve në rendin e ditës. Propozimi u miratua me 77 vota pro dhe 15 kundër. Balla kërkoi gjithashtu një pushim 30-minutësh për mbledhje të grupit parlamentar socialist, duke theksuar se sulmi ndaj ambasadorit nuk lidhet me projektligjin për barazinë gjinore, por me vlerësimet pozitive të Komisionit Europian për Shqipërinë. Gjatë seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e cilësoi deklaratën si një incident të rëndë diplomatik dhe njoftoi se i është drejtuar Komisionit të Etikës për marrjen e masave disiplinore. “I kërkojmë...