Pikëpyetjet e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i fshiu kamerat? Kush qëlloi dhe sa persona morën pjesë?

Pikëpyetjet e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i fshiu kamerat? Kush qëlloi dhe sa persona morën pjesë?

Në datën 10 gusht 2024, u raportua se Egli Proga kishte humbur jetën pasi ishte rrëzuar në gjendje të dehur. Familjarët e viktimës thanë se Eglin e vranë dhe më vonë u arrestua autori Denis Meçe, me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Pas denoncimeve dhe protestave, Prokuroria e Korçës rikualifikoi ngjarjen në vrasje me dashje. Por, më shumë se 14 muaj pas ngjarjes, Prokuroria e Korçës nuk po gjen dot kamerat e sigurisë, të cilat janë fshirë, si në lokalin ku ndodhi vrasja ashtu edhe te supermarketi përballë. Kamerat kanë filmuar para dhe pas vrasjes, por jo minutat e vrasjes. Një nga dëshmitarët kryesorë, Andi Shkullaku ka dhënë disa deklarime të ndryshme, njëherë ka thënë se e ka qëlluar vetëm një person (Denis Meçe), më...