Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ndërhyrjet me dronë në hapësirën ajrore, Belgjika merr masa emergjente
Këshilli i Sigurisë Kombëtare Belge vendosi të enjten, të marrë një sërë masash emergjente, pas disa ndërhyrjeve me dronë në hapësirën ajrore belge. Ndërhyrjet u evidentuan mbi baza ushtarake dhe pranë aeroporteve të Brukselit dhe Liezhit, të cilat u detyruan të pezullonin operacionet e tyre nga nata e së martës deri të mërkurën. Kryeministri belg Bart De Wever thirri, Këshill të Sigurisë Kombëtare emergjente, pasi kjo po shkakton shqetësim tek autoritetet. Siç njoftoi Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, gjithashtu u vendos që Qendra Kombëtare e Sigurisë së Hapësirës Ajrore (NASC) në bazën ajrore Beauvechain të bëhet plotësisht funksionale deri më 1 janar, ndërsa fluturimi i avionëve të pilotuar pa leje mbi zona të ndjeshme do të ndalohet.