Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Këlliçi/ PS po përgatit skenarin, do kërkohet përjashtimi i Berishës
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi ka folur për mediat jashtë Kuvendit, ndërsa seanca plenare është ndërprerë për 30 minuta me kërkesë të PS-së. Këlliçi tha se socialistët po përgatisin skenarin për të kërkuar përjashtimin e kreut të PD-së, Sali Berishës për fyerjet ndaj ambasadorit të BE-së, që sipas tij nuk kanë ndodhur. Deputeti demokrat tha se socialistët do të kalojnë të gjitha ligjet pa debat. “Tani që ne po flasim po zhvillohet një farsë e grupit të PS. Janë njoftuar të gjithë deputetët socialist të vijnë në seancë. Do kërkohet përjashtimi i zotit Berisha për fyerjet ndaj ambasadorit që kjo nuk ka ndodhur. Janë vetëm skenare të Taulant Ballës dhe Tonin Gogut. Do shikoni justifikime të panumërta për të kaluar seancën direkte...